Qeveria të heq dorë nga etiketa 5 euro që paraqet rrezik për korrupsion dhe të falsifikohet, kontrolli teknik i automjeteve dhe regjistrimi të digjitalizohet 

Qeveria të heq dorë nga etiketa 5 euro që paraqet rrezik për korrupsion dhe të falsifikohet, kontrolli teknik i automjeteve dhe regjistrimi të digjitalizohet 
Qeveria të heq dorë nga etiketa 5 euro që paraqet rrezik për korrupsion dhe të falsifikohet, kontrolli teknik i automjeteve dhe regjistrimi të digjitalizohet 

Dr. Hysni Aliu

  • 17 July 2021 - 18:45

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Kundërshtimet që po bëhen së fundi në lidhje me tiketën e kontrollit teknik, janë  plotësisht të  arsyeshme dhe duhet të përkrahen nga të gjithë. Ministria duhet ta anuloj këtë vendim, e jo ti dhunoj njerëzit që protestojnë kundër gabimeve të qeveritarëve. Nuk kam asnjë simpati për at  Molliqajn, përkundrazi e konsideroj si një njeri arrogant dhe politikisht të papërshtatshëm, por do ta përkrahu  reagimin e qytetarëve  kur ato reagime janë të arsyeshme sepse dikush duhet të protestoj, nëse qeveritarët marrin vendime të gabueshme. Nuk është problemi i 5 eurove që ne duhet ti paguajmë më shumë, por është problemi që ajo tiketë nuk do  të siguron asgjë në lidhje me regjistrimin e automjeteve. 

Sipas kësaj logjike, policia po u nevojitka  me dal në rrugë edhe me i vëzhgua se cilat automjete  kanë tiketa e cilat jo, në mënyrë qe ti ndalin për kontroll. Gjersa në Kosovë  goxha a shpesh po identifikohen para të falsifikuara, e mjete për prodhimin e tyre, mos të flasim për dokumente falsë, diploma, letërnjoftime e pasaporta, atëherë  shtrohet pyetja se si edhe një tiketë 5 eurosh nuk po paska mundësi të falsifikohet dhe të vendoset në dritare si dokument i kontrollës teknike. Ju lutem, mos e fyeni popullin me vendime të tilla, që ose janë naive, ose ndërlidhen me korrupsionin që në fakt në këtë qeverisje  nuk duhet ta bëjnë. 

Do të ju kisha sugjerua, që të merret për bazë sistemi i kontrollës teknike në Finlandë, ku aty ku bëhet kontrolla teknike dhe  aty vuloset edhe leja për të qarkulluar nëse automjeti është në rregull, refuzohet, ose nëse ka gjëra të vogla për tu korrigjuar të jep afat 2 javore për ti korrigjuar, ku pasi ti kesh korrigjuar, sërish i nënshtrohesh kontrollit teknik për tu vërtetuar korrigjimet e duhura, dhe tek pas asaj bëhet vulosja e lejes për qarkullim. Të gjitha këto janë të regjistruara në mënyrë elektronike, dhe të ndërlidhura me kompanitë e sigurimeve, ku klienti vendos vetë se prej kujt e merr sigurimin e thjesht apo kasko. 

 

Pastaj, policia e ka sistemin  digjital të kontrollës së tabelave të automjeteve, dhe veturat e tyre e identifikojnë në mënyrë automatike automobilin i cili është në qarkullim para tyre dhe që nuk ka kontrollë teknike apo regjistrim. 

Pra, merrni shembujt e mençur nga perëndimi, e mos vazhdoni avazin e hajnisë nga qeveritë e kaluara. 

Në Finlandë, në kohën kur nuk e përdor kerrin, psh. tani kur unë qëndroj në Kosovë, klienti në mënyrë digjitale nëpërmes të identifikimit bankar, bënë q ‘regjistrimin e mjetit deri sa të ka nevojë për ta përdorur serish, ku edhe regjistrimi bëhet në mënyrë digjitale kur të fillon përdorimin e tij. Gjatë çdo kontrolle teknike, regjistrohen edhe kilometrat e kaluara dhe ato memorizohen në sistem, kështu që individët nuk kanë mundësi ti kthejnë mbrapa kilometrazhet kur do me e shit automjetin. Unë paguaj këtu regjistrimin dhe sigurimin për kerr për një vit, ndërsa e përdori 1 apo 2 muaj, gjë që është shumë e padrejtë. E di që është e mundshme të digjitalizohet sistemi, sepse Kosova veç se e ka pjesërisht të digjitalizuar, përndryshe nuk do të mundeshin të i identifikonin aksidentet në të kaluarën , aksidente të cilat ndikojnë në ngritjen e policës së sigurimit. Shkurt me ju thënë, aty ku ju përshtatet me marr para nga populli ju ja kaloni edhe Evropës me digjitalizim, ndërsa kur është  punë për  me përfitua populli dhe me ju ofrue lehtësimet e nevojshme ju heshtni dhe shpikni tiketa  mashtruese. Evropianet jetojnë këtu, dhe mos harroni që ata i din falsifikimet që bëhen në Kosovë, andaj nuk do ti mashtroni me tiketat 5 eurosh për kartonin e gjelbër.  

Dje në një rrugë vetëm 2 kilometra, hasa në 4 kerre të cilat e kishin të ndezur vetëm njërën dritë, dhe ishte piku i natës, dhe të gjitha ato kerre kalonin para hundëve të policisë. Ju duhet të koncentroheni në atë që kontrollet teknike dhe vërtetimet që lëshohen nga ato qendra të jenë të besueshme, dhe ata që lëshojnë vërtetime të kenë edhe përgjegjësi juridike e  penale për to në rast të lëshimeve, e jo tek masat artificiale, kozmetike që nuk sigurojnë asgjë të mirë.  Mbajeni mend, votat do ti i humbisni  bash në këtë mënyrë, dhe zgjedhjet komunale s’janë larg. Këta që po protestojnë dhe kundërshtojnë tani  janë duke e bërë pikërisht atë që ju aktivistët e VV- së e  bënit kur ishit vetëm 10 apo 15 individ, dhe u ngritët pikërisht në saje të gabimeve të pushtetarëve të mëhershëm, andaj mos bëni gabime të njëjta sepse ju ndodh si këtyre që sot janë në opozitë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".