Napoli e hedh poshtë ofertën e Manchester Unitedit për mbrojtësin e shumëkërkuar

  • S.A /
  • 19 July 2021 - 10:19
Napoli e hedh poshtë ofertën e Manchester Unitedit për mbrojtësin e shumëkërkuar

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është shumë i pakënaqur me vendimin e klubit për ta hedhur poshtë një ofertë në vlerë prej 30 milionë eurove nga Manchester Unitedi për transferimin e tij.

Për qendërmbrojtësin 30-vjeçar është përfolur që një kohë të gjatë se dëshiron të largohet nga Napoli dhe djajtë e kuq i ofruan një rrugë largimi këtë verë.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se gjiganti i Premierligës ia ofroi Napolit 30 milionë euro për senegalezin. Napoli e refuzoi ofertën e anglezëve.

Napoli u njoftua për ofertën e Unitedit nga menaxheri shqiptar i mbrojtësit, Fali Ramadani, sipas të përditshmes italiane. Koulibaly e ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen me Napolin dhe po mendon të largohet nga klubi të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Genku për 7.5 milionë euro.

Thuhet se ai është i pakënaqur që Napoli e refuzoi ofertën e Unitedit. 

(Kosova Sot Online )