PSG-ja i ofron 50 milionë euro për Pogban

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 14:31
PSG-ja i ofron 50 milionë euro për Pogban

Menaxheri i futbollistit, Mino Raiola është duke biseduar me drejtuesit e klubit francez

Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta transferuar Paul Pogban. Menaxheri i yllit francez është duke diskutuar me gjigantin francez. Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”.

Ky medium raporton se PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë 50 milionë euro për yllin e Manchester Unitedit. Pogba po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe besohet se ai po e konsideron mundësinë e largimit nga “Old Trafford”.

Nëse nuk e vazhdon kontratën me “Djajtë e Kuq”, përfaqësuesi francez mund të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” qysh këtë verë. Interesim për Pogban qe një kohë kanë shfaqur edhe klubet tjera të mëdha, Real Madridi dhe Juventusi. 

(Kosova Sot Online )