Manajt i buzëqesh përsëri fati, pjesë e listës për ndeshjen e sotme të Barcelonës

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 17:23
Manajt i buzëqesh përsëri fati, pjesë e listës për ndeshjen e sotme të Barcelonës

Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë.

Futbollisti i kombëtares, Rei Manaj, është pjesë e listës së ekipit të parë të katalanasve në ndeshjen miqësore kundër Gimnastic në orën 19:00.

Emri i Manajt në listë ishte i papritur, pasi pritej largimi i tij nga Barcelona dhe zyrtarizimi i tij tek skuadra e Femalicao (në Portugali).

Barcelona publikoi listën e lojtarëve që do luajnë në këtë ndeshje dhe mes tyre vihet re dhe emri i Manajt.

Por nuk dihet nëse vërtet do ketë mundësinë e artë të luajë për katalanasit, apo është strategjia e tyre për të rritur vlerës e sulmuesit në merkato.

(Kosova Sot Online)