Trajneri i Napolit: Jam gatshëm të lidhem me zinxhirë për ta mbajtur Koulibalyn në klub

  • S.A /
  • 22 July 2021 - 10:34
Trajneri i Napolit: Jam gatshëm të lidhem me zinxhirë për ta mbajtur Koulibalyn në klub

Takimi i parë midis trajnerit Luciano Spalletti dhe tifozëve napolitanë, të cilët mbërritën në Trentino për të parë ekipin e zemrës në punë, u zhvillua në Dimaro, shtëpia e grumbullimit të Napolit. Trajneri nga Certaldo menjëherë preku një temë “të nxehtë”, siç është ajo që lidhet me të ardhmen e Kalidou Koulibaly.

Spalletti duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta mbajtur mbrojtësin senegalez: “Për ta mbajtur atë, jam gati të lidhem me zinxhirë diku”.

Mbi punën e ndërtimit të një skuadre konkurruese, Spalletti ia kalon topin Cristiano Giuntoli, por siguron një tregues të rëndësishëm të numrit të lojtarëve që do të dëshironte të kishte në dispozicion.

“Për merkaton do t’ju fliste më mirë Giuntoli, nëse do të ishte këtu. Ai është një profesionist në këtë sektor. Nga këndvështrimi im, e përsëris se do të përballeni me më shumë gara dhe vështirësi gjatë sezonit. Duhet të kemi një grup prej 20 lojtarësh, plus tre portierë”.

(Kosova Sot Online )