Trajneri i Feyenordit i zhgënjyer me barazimin me Dritën në “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 23 July 2021 - 11:10
Trajneri i Feyenordit i zhgënjyer me barazimin me Dritën në “Fadil Vokrri”

Arne Slot ka kritikuar lojtarët e tij për barazimin 0-0 me Dritën në “Fadil Vokrri”. Kualifikuesi në rrethin e tretë të UEFA Europa Conference League do të mësohet në sfidën e kthimit, pas një jave në Holandë.

Drita ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Conference League.

Sfida që u zhvillua në Fadil Vokrri u mbyll pa gola, 0-0 dhe gjithçka do të vendoset pas një jave në sfidën e kthimit në Holandë.

Pas barazimit në Fadil Vokrri, ka folur trajneri i Feyenordit, Arne Slot.

Ai është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ne e kishim topin shpesh dhe për një kohë të gjatë, por krijuam vetëm tre ose katër raste. Kjo nuk është e mirë, shumë zhgënjyese. Ne gjithmonë duhet të kalonim 11 lojtarë dhe ekipi ende ka shumë probleme me këtë për momentin. Ka pak krijimtari në ekip”, ka deklaruar Slot.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.

(Kosova Sot Online )