Grealish arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

  • S.A /
  • 23 July 2021 - 11:13
Grealish arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

Grealish është shumë afër transferimit te Manchester City.

Manchester City, sipas “Football Insider”, ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish. Tani mbetet që të arrihet akordi edhe mes klubeve.

Villa insiston në kërkesat e saj, që do 90 milionë funte, rreth 105 milionë euro, kërkesë që City është i gatshëm t’ia plotësojë.

Kampioni i Premierligës është i gatshëm të shpenzojë shumë edhe këtë verë për të ndërtuar një skuadër më të fortë për Champions League. 

(Kosova Sot Online )