E pranon Barcelona, të hapur t’i dëgjojnë ofertat për Griezmannin

  • S.A /
  • 23 July 2021 - 11:20
E pranon Barcelona, të hapur t’i dëgjojnë ofertat për Griezmannin

Antoinne Griezmann mund të largohet nga Barcelona. Për dy sezone, 30-vjeçari ka bërë 99 paraqitje me Barçën, ka shënuar 35 gola. Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i katalanëve, Mateu Alemany. 

Gjatë prezantimit të Memphis Depay, nuk munguan pyetjet edhe për të ardhmen e Griezmann, që së fundmi është raportuar për një rikthim të mundshëm te Atletico Madrid.Alemany tha se Barça i beson Griezmannit, por për shkak të situatës së rëndë ekonomike, klubi do të dëgjojë ofertat për Griezmannin.

Reklamë

“Antoinne është një futbollist i Barcelonës, kemi një kontratë bashkë dhe ne besojmë te ai. Është normale të ketë shumë zëra merkatoje për të pasi bëhet fjalë për një futbollist cilësor”, u shpreh ai.

“E vlerësojmë shumë Griezmannin, por nëse gjërat në merkato lëvizin, mund të pranojmë ofertat e duhura, pasi jemi në vështirësi financiare dhe duhet të bëjmë llogaritë me një bilanc të rënduar tashmë”.

Griezmann është ojesë e Barcelonës që nga viti 2019.

Për dy sezone, 30-vjeçari ka bërë 99 paraqitje me Barçën, ka shënuar 35 gola.

(Kosova Sot Online )