Heung-Min Son rinovon me Tottenhamin deri më 2025

  • S.A /
  • 23 July 2021 - 11:32
Heung-Min Son rinovon me Tottenhamin deri më 2025

Heung-Min Son s’do të largohet nga Tottenham.

Klubi ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje me sulmuesin për rinovimin e kontratës.

Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2025.

Ai është i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Tottenham dhe Premierligë, premton që do të japë shumë më shumë në fushë. 29-vjeçari është pjesë e Tottenham që nga viti 2015.

Deri më tani, ai ka bërë 280 paraqitje, ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

(Kosova Sot Online )