Muriqi shënon sërish për Lazion në miqësore

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 19:39
Muriqi shënon sërish për Lazion në miqësore

Vedat Muriqi ka vazhduar me gola për Lazion në fazë përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Lazio po përballet me Triestinan në ndeshjen miqësore. Triestina bën pjesë në Serie C.

Momentalisht, Lazio po triumfon 4:0 pas pjesës së parë. Vedat Muriqi shënoi golin e dytë të skuadrës.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit miqësore, Muriqi kishte realizuar tre gola.

(Kosova Sot Online)