Tottenham s’e ka ndërmend ta shes Kanen

  • 23 July 2021 - 20:05
Tottenham s’e ka ndërmend ta shes Kanen

Tottenhami është i vendosur për ta mbajtur në ekip së paku edhe një vit Harry Kanen.

Sulmuesi anglez është bërë objektiv i shumë skuadrave të njohura, të cilët ofrojnë para të majme për të.

Mirëpo, “Spurs” po mundohen t’ju bëjnë ballë këtyre ofertave pasi llogarisin ende në yllin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Football London”. Raportohet se Manchester City i ofron 185 milionë euro për përfaqësuesin anglez.

Kane i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet këtë verë. Por, deri tash Tottenhami nuk duket i bindur për të hequr dorë nga ai.

Kane i ka realizuar 33 gola me ekipin londinez në sezonin e fundit.


(Kosova Sot Online)