Refuzohen 100 milionë eurot e Liverpoolit për Chiesan

  • S.A /
  • 24 July 2021 - 16:30
Refuzohen 100 milionë eurot e Liverpoolit për Chiesan

Liverpoolit i është refuzuar oferta e parë nga Juventusi për Federico Chiesan.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, The Reds janë tejet të interesuar për transferimin e anësorit italian.

Oferta prej 100 milionë eurosh e klubit nga Liga Premier, nuk e ka bindur Zonjën e Vjetër për ta shitur lojtarin.

Massimmiliano Allegri dhe bori i Juventusit e shohin si të pashitshëm lojtarin, sidomos pas shkëlqimit në Euro 2020.

Një ofertë të majme për Chiesan e kishte bërë edhe Chelsea javë më parë, mirëpo edhe ajo është refuzuar.

Liverpooli është futur seriozisht në garë, derisa të ardhme e tij do të përcaktojë vetë Chiesa.

(Kosova Sot Online )