
Lexoni edhe:
Reagon analisti: Qeveria Kurti duhet të çlirohet nga ministra e zv.ministra kokëtrashë, si Liburn Aliu e Hysen Durmishi
Akil Gjakova po tregon paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 73 kilogramë. Akili triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Ai në raundin e dytë pati punë me xhudistin zviceran, Nils Stump, të cilin e mposhti me IPPON, duke u kualifikuar tutje.
Në raundin e parë, Akili fitoi me IPPON pas 16 sekondave ndaj xhudistit nga Jemeni, Ahmed Ayash.
Kujtojmë se në të njëjtën kohë po garon edhe motra e Akilit, Nora Gjakova. Ajo është kualifikuar në çerekfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë.
(Kosova Sot Online )