E jashtëzakonshme, Nora Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

  • S.A /
  • 26 July 2021 - 09:20
E jashtëzakonshme, Nora Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo në çerekfinale mundi xhudisten sllovake, Kaja Kajzer me IPPON, duke qenë më e mirë gjatë gjithë duelit.

Ajo fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Gjakova në raundin e dytë pati punë me xhudisten nga Holanda, Sanne Verhagen, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë.

Kujtojmë se në të njëjtën kohë, vëllau i saj, Akili po garon gjithashtu në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai para pak momenteve u kualifikua në fazën çerekfinale duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme deri tash.

(Kosova Sot Online )