Atleti Musa Hajdari po bëhet gati për sfidat që e presin në “Tokyo 2020”

  • S.A /
  • 27 July 2021 - 11:16
Atleti Musa Hajdari po bëhet gati për sfidat që e presin në “Tokyo 2020”

Musa Hajdari është njëri prej 11 garuesve të Kosovës që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike verore. Atleti kosovar ka nisur prej dy ditësh të vijojë përgatitjet në Tokio të Japonisë, para garës që e pret më 31 korrik në disiplinën 800 metra.

Atleti ynë bashkë me trajnerin, Zijadin Kryeziu dhe me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Halil Sylejmani, njëherësh kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, kanë arritur të dielën mbrëma në Fshatin Olimpik. Hajdari sot u përgatit me boshnjakun, Amel Tuka, nënkampion bote.

Ai do të mundohet të regjistrojë rezultat sa më të mirë në Olimpiadë. Deri tash, Kosova i ka siguruar dy medalje të arta në “Tokyo 2020” me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

(Kosova Sot Online  )