Fatkeqësia tragjike në Kroaci!

Fatkeqësia tragjike në Kroaci!
Fatkeqësia tragjike në Kroaci!

Ismail Muçiqi

  • 25 July 2021 - 23:00

Shkruan:Ismail  Muciqi

Opinion me shkas.

Golgota dhe vuajtjet  Shqiptare!...

Ishte i tmerrshëm lajmi tragjikë i cili erdhi sot nga Kroacia, ku humbën jetën një numër i bashkatdhetarëve tanë të cilët po ktheheshin në atdhe. Shtrohet pyetja?.. Deri kur nëpër rrugët e Evropës do të ndodhin fatkeqësitë e kobshme ku viktimat janë Shqiptarët të cilët, po e kërkojnë fatin e punës dhe jetës nëpër Shtetet e ndryshme për ekzistencën e tyre dhe për ta ndihmuar familjen. Golgota Shqiptare është e dhimbshme shekuj me radhë. Gjenerata të tëra për shkak të rrethanave politike me motive fashiste nga anemiket shekullor dhe rezhimet e ndryshme të shekullit të kaluar i detyruan Shqiptaret që të bredhin gjithandej metropoleve Botërore për ekzistencën dhe mbijetesën e tyre. Sot në Kosovë është një ditë e dhimbshme ku në të gjitha familjet Shqiptare lajmi për këtë fatkeqësi tragjike depërtoi thellë në zemrat tona. Shqiptaret vuajtën shumë nga rezhimet e njëpasnjëshme të cilat bënë eksperimente gjeopolitike në dëm të tyre. Sot ndoshta për ne kjo tragjedi që ndodhi në Kroaci është një lajmë i dhimbshëm por shumë i dhimbshëm dhe më fatal është për familjet dhe për të afërmit e tyre të cilët me padurim prisnin kthimin e më të dashurve të tyre për pushime në Kosovë. Prandaj ky lajm i kobshëm duhet të troket në ndërgjegjen dhe moralin te çdo njeriut i cili mban apo ka pasur përgjegjësi politike institucionale dhe shtetërore për krijimin e një jete normale për të punuar dhe jetuar në Kosovë. Mjaft më! Me lajme dhe kronika të zeza në dëm të Shqiptareve. Dhimbjen e familjeve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi në Kroaci me shpirt dhe zemër duhet ta ndajmë të gjithë në mënyrën më të sinqertë. Institucionet e Shtetit përpos që duhet të veprojnë në afrimin e ndihmës institucionale, ato duhet marrur mësim dhe të veprojnë për ndërtimin dhe funksionalizimin e gjithmbarshëm të Shtetit të Kosovës duke i dhënë prioritet zhvillimit ekonomik dhe punësimit të gjeneratës së re e cila për shkak të papërgjegjësisë dhe dështimeve të institucioneve të Shtetit është detyruar të emigrojë nëpër Shtetet e Botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".