
Lexoni edhe:
Theu rekordin personal, por Kondirolli nuk kualifikohet tutje në “Tokyo 2020”
Dejan Georgievski e ka siguruar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ai në disiplinën e taekvondos, në kategorinë mbi 80 kilogramë ka siguruar finalen në Lojërat Olimpike të Tokios.
Taekvondoisti Dejan Georgievski , ka siguruar medaljen e parë olimpike, pas pritjes 21 vjeçare të Maqedonisë së Veriut kur mundësi Mogamned Ibragimov në Lojërat Olimipke Verore në Sidnej në vitin 2000 fitoi medaljen e bronztë.
Georgievski në disiplinën e taekvondos, kaloi në finale të këtij eventi sportive në Lojrat Olimpike në Tokio, pasi që në gjysmëfinale mundi sportistin nga Korea e Jugut, Kio Don In 12-6.
Theu rekordin personal, por Kondirolli nuk kualifikohet tutje në “Tokyo 2020”Lexoni edhe:
Në finale, Georgievski do të përballet rusin Larin Vladisllav, i cili është favorit i parë i turneut olimpik.
Dejan Georgievski ka në xhep medaljen e argjendtë, ndërsa në orën 14.45 do të kërkojë medaljen e artë në Lojrat Olimpike në Tokio.
(Kosova Sot Online )