Koln i thotë ‘jo’ Rexhbecajt, rikthehet te Wolfsburg, por do të huazohet sërish

  • S.A /
  • 29 July 2021 - 16:27
Koln i thotë ‘jo’ Rexhbecajt, rikthehet te Wolfsburg, por do të huazohet sërish

Elvis Rexhbecaj nuk do të qëndrojë as këtë sezon te Wolfsburg, por pritet të larohet edhe një herë në formën e huazimit. Mesfushori dardan qëndroi  një sezon e gjysmë në huazim tek FC Koln, por klubi gjerman në fund vendosi të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes. Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit gjerman, VFL Bochum ka shprehur interesim për transferimin e Rexhbecajt. Drejtuesit e skuadrës bardhekaltër e shohin Rexhbecajn si një përforcim të madh.

Prej ditësh ata kanë hyrë në bisedime me Wolfsburgun për huazimin e tij në sezonin e ardhshëm.

Vetë lojtari është i gatshëm të bashkohet me Bochumin, ku do të kishte mundësi më të mëdha aktivizimi.

Rexhbecaj zhvilloi 46 ndeshje zyrtare me Koln dhe realizoi shtatë gola e dhuroi po aq asiste.

(Kosova Sot Online )