Bennacer pozitiv me COVID-19, izolohet

  • S.A /
  • 31 July 2021 - 10:51
Bennacer pozitiv me COVID-19, izolohet

Milani ka njoftuar se Ismael Bennacer ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas Milanit, lojtari nuk ka simptoma dhe është izoluar në shtëpi, ku po stërvitet ditë pas dite.

Milani gjithashtu bën të ditur se ai nuk ka pasur kontakte me shokët e tjerë të skuadrës që nga e shtuna e kaluar, nga ndeshja me Modenan.

Derisa të gjithë të tjerët, futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ para nisjes për Nice. 

Milani do të luajë sonte miqësore me Nicen, më pas me Valencian të mërkurën dhe pastaj të dielën me 8 gusht me Real Madridin.

(Kosova Sot Online )