Erikseni në qendrën stërvitore të Interit, klubi del me komunikatë për gjendjen e tij

  • S.A /
  • 04 August 2021 - 14:56
Erikseni në qendrën stërvitore të Interit, klubi del me komunikatë për gjendjen e tij

nteri ka thënë se Christian Erikseni është shumë mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore, pasi mesfushori danez ishte sot i pranishëm në qendrën stërvitore të klubit.

Mesfushori danez e ka vizituar sot qendrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile, për herë të parë që prej arrestit kardiak që e pësoi në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Kampionatin Evropian në qershor.

“Mesfushori danez u takua me drejtorët e klubit, trajnerin dhe bashkëlojtarët. Erikseni është mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore”, njoftoi Interi në uebfaqen e klubit.

(Kosova Sot Online )