Transferimi i Messit mund ta largojë Mbappen? Pochettino i befason të gjithë

  • S.A /
  • 06 August 2021 - 15:54
Transferimi i Messit mund ta largojë Mbappen? Pochettino i befason të gjithë

Mauricio Pochettino është paraqitur në konferencë për media para startit të Ligue 1, pasi PSG do të përballet me skuadrën e Troyes. Natyrisht, ai s’kishte se si t’iu ikë pyetje për Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.

Pas largimit nga Barcelona, Messi lidhet ngushtë me një transferim te Paris Saint Germain.

Duke mos zbuluar shumë, Pochettino tha se Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardo janë duke punuar shumë për të forcuar skuadrën.

“E dimë se çfarë ndodhi dje mes Messit dhe Barças… por ne jemi të fokusuar që të mposhtim skuadrën e Troyes. Nasser dhe Leonardo janë duke punuar shumë për të përmirësuar skuadrën”, tha ai në konferencë për media.

Derisa kur u pyet nëse transferimi i Messit nënkupton se Kylian Mbappe duhet të largohet nga klubi, Pochettino u përgjigj shkurt duke buzëqeshur; “Jo”. 

(Kosova Sot Online )