Te PSG janë të bindur se do të nënshkruajnë me Messin

  • S.A /
  • 06 August 2021 - 15:03
Te PSG janë të bindur se do të nënshkruajnë me Messin

Klubi francez, Paris Saint-Germain është i bindur se do ta arrijnë marrëveshjen e duhur së shpejti për ta transferuar Lionel Messin.

Francezët kanë hapur që nga dje bisedimet direkte me argjentinasin, teksa ata ishin të interesuar qysh nga viti i kaluar.

Në dhomat e zhveshjes së PSG-së gjithashtu po rritet besimi se Messi do të vijë.

Përveç kësaj, Neymar dhe Di Maria po bëjnë gjithçka që të bindin yllin argjentinas të pranojë ofertën e klubit nga “Parc des Princes”.

Edhe pse ishte shumë afër arritjes së një marrëveshje, dje u prish gjithçka dhe Barcelona njoftoi se Messi s’do të vazhdojë me ta pas 17 sezoneve të paharruara. 

(Kosova Sot Online )