Alves starton për Brazilin, Asensio e Pedri për Spanjën, e kërkojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike

  • S.A /
  • 07 August 2021 - 13:10
Alves starton për Brazilin, Asensio e Pedri për Spanjën, e kërkojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Janë publikuar formacionet zyrtare për finalen mes Brazilit dhe Spanjës.

Nga minuta e parë për Brazilin është hedhur në fushë legjenda, Dani ALves.

Ai ka fituar gjithçka në karrierë, shumicën e trofeve te Barcelona, e dëshiron edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Por, Brazili s’do ta ketë të lehtë kundër Spanjës, që në Lojërat Olimpike ka ftuar lojtarë si Asensio, Ceballos, Pedri, Oyarzabal, Garcia etj.

Asensio nuk ka qenë shpesh titullar në këto Lojëra Olimpike, por po vendimtar në disa ndeshje dhe sot, në finalen që zhvillohet nga ora 13:00, ai starton për Spanjën.

(Kosova Sot Online )