Lojërat Olimpike, përjashtohet pasi e goditi me grusht kalin

  • S.A /
  • 07 August 2021 - 13:40
Lojërat Olimpike, përjashtohet pasi e goditi me grusht kalin

Një trajner gjerman është përjashtuar nga Lojërat Olimpike për shkak se u shfaq duke e goditur një kalë, i cili refuzonte të hidhej.

Bëhet fjalë për Kim Raisner, e cila po përpiqej të ndihmonte atleten gjermane, Annika Schleu, ndërsa luftonte për të kontrolluar Saint Boyn përpara shfaqjes së saj të kërcimit në garën e grave të premten në “Tokio 2020”.

Atletëve u jepet vetëm 20 minuta kohë për t’u njoftuar me një kalë të panjohur para raundit të tyre dhe Schleu, e cila po udhëhiqte në këtë sport, u pa në lot kur doli në ring sepse nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët me kalin Saint Boy, që refuzonte të hidhej.

Kjo shtyri Kimin që ta godasë me grusht, veprime që janë kundër rregullave dhe kështu u përjashtua.

Saint Boy para kësaj gare kishte refuzuar të hidhej për një kalorës tjetër, konkurrenten ruse Gulnaz Gubaydullina, dhe gjermanët janë të dëshpëruar, pasi sipas tyre gjithçka ndodhi për shkak se kali ishte i “traumatizuar nga kalorësi i mëparshëm“. 

https://streamable.com/v28s3d

(Kosova Sot Online )