Futbollisti i Manchester United rezulton pozitiv me COVID-19

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 14:51
 Futbollisti i Manchester United rezulton pozitiv me COVID-19

Një lojtar i Manchester United është infektuar me koronavirus.

Jesse Lingard ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e fundit që ka kryer.

Mesfushori ofensiv është izoluar menjëherë nga pjesë tjetër e skuadrës së OIe Gunnar Solskjaer, duke nisur në këtë mënyrë karantinën.

28-vjeçari ka humbur miqësoren e ditës së nesërme ndaj Evertonit (13:45), por edhe duelin e parë të sezonit të ri të Premier League.

United pret Leeds e Bielsas më 14 gusht (13:30) në “Old Trafford”. “Fatkeqësisht, Jesse Lingard është i padisponueshëm pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ai është izolohet në përputhje me Udhëzimet e Qeverisë dhe Premier League“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit anglez.

(Kosova Sot Online)