Legjenda e Barçës: “Barcelona duket si e humbur… më mirë që Messi shkoi”

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 17:02
 Legjenda e Barçës: “Barcelona duket si e humbur… më mirë që Messi shkoi”

Francisco José Carrasco, i njohur shkurt si Lobo Carrasco, ka folur për largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Lobo, i cili e ka vesh fanellën e Barcelonës për 11 sezone, nga viti 1978 deri në vitin 1989 dhe ka bërë 327 paraqitje duke shënuar 56 gola, thotë se Messi bëri mirë që u largua.

Ai e do shumë klubin ku ka luajtur për shumë vite, por e do më shumë më të mirin në histori Messin, dhe prandaj beson se te kjo Barcelonë, vështirë se do të kishte fituar diçka.

Lobo, i mërzitur se nuk është më pjesë e Barçës, tha se dëshiron vetëm ta shoh të lumtur, të luajë lojën e tij dhe ta shijojë këtë sport që e do shumë.

“Jam i mërzitur që po shkon nga Barcelona, por i lumtur që do ta shoh ende duke luajtur”, u shpreh ai mes tjerash në “El Chiringuito”, sipas të cilit kjo Barcelonës është e humbur.

(Kosova Sot Online)