Lexoni edhe:
“Revolucioni Mourinho” e dëshiron Lacazette te Roma
Përkundër një sezoni të gjatë dhe të stërlodhur, mesfushori i Barcelonës, Pedri nuk do të ketë kohë për t’u relaksuar.
Ai theu rekordin me më së shumti ndeshje të luajtura këtë sezon, 73 gjithsej dhe është ende vetëm 18-vjeçar.
“Revolucioni Mourinho” e dëshiron Lacazette te RomaLexoni edhe:
Ai të shtunën luajti ndeshjen e fundit të sezonit në finalen e Lojërave Olimpike të Tokyos, por do të ketë pushim vetëm pesë ditë, pasi atij do t’i duhet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën.
Sipas mediave spanjolle, Pedri dhe Eric Garcia, që morën pjesë në Olimpiadë do të rikthehen në stërvitje me ekipin katalonas të enjten.
Pas disa ditësh do të startojë sezoni i ri në La Liga dhe Ronald Koeman dëshiron t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.
(?) Pedri & Eric Garcia are scheduled to return on Thursday. @fansjavimiguel #FCB ??
— Reshad Rahman (@ReshadRahman_) August 9, 2021
(Kosova Sot Online)