Peja e rikthen Sirkon dhe vazhdon me Shoshin e Mekajn

  • 10 August 2021 - 15:22
 Peja e rikthen Sirkon dhe vazhdon me Shoshin e Mekajn

Klubi i basketbollit Peja është duke u mobilizuar në prag të fillimit të sezonit të ri. Verdhezinjtë kanë njoftuar sot se e kanë rikthyer basketbollistin Henrik Sirko, i cili e pati një sezon fantastik në Kroaci me Sibenikun.

Ndër të tjera, klubi nga Rrafshi i Dukagjinit e ka vazhduar kontratën me qendrën Lis Shoshi, i cili i mbrojti ngjyrat e këtij ekipi edhe sezonin e kaluar. Gjithashtu, edhe fundori Leonard Mekaj do ta vazhdojë eksperiencën tek Peja.

Verdhezinjtë janë riorganizuar dhe synojnë të jenë protagonistë në sezonin e ri të Superligës së basketbollit. Sezonin e kaluar, pejanët shkuan deri në finale të “play-offit”, ku u mposhtën nga Golden Eagle Ylli.

(Kosova Sot Online)