Zapata e dëshiron transferimin te Interi, Atalanta kërkon ta bllokojë me çdo kusht

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 11:29
 Zapata e dëshiron transferimin te Interi, Atalanta kërkon ta bllokojë me çdo kusht

Atalanta shpreson ta mbajë Duvan Zapatan, por kolumbiani raportohet se dëshiron një transferim në Inter, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për të.

SportItalia raporton se Zapata e respekton kontratën aktuale me Atalantan, por do të provojë çdo mënyrë për t’u bashkuar ekipit të Simone Inzaghit këtë verë.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini nuk dëshiron ta humbasë Zapatan, pork a filluar të gjejë zëvendësuesin e tij.

30-vjeçari iu bashkua Atalantas në vitin 2018 fillimisht si huazim.

Interi është i gatshëm të ofroj ofrojë 30 milionë euro për Zapatan, por Atalanta do të përpiqet ta mbajë deri në fund, pasi e konsideron pjesë vitale të sulmit të tyre.

(Kosova Sot Online)