Zyrtare: Courtois rinovon me Realin edhe për pesë sezone

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 14:50
 Zyrtare: Courtois rinovon me Realin edhe për pesë sezone

Portieri belg, Thibaut Courtois ka zgjatur kontratën me Real Madridin.

Kështu ka njoftuar klubi madrilen përmes një komunikate për media.

Courtois do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2026.

“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, i cili do të qëndrojë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2026” – shkruan Gazeta Express.

29-vjeçari erdhi në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)