Kur Zidane tregonte se përse Odegaard nuk është lojtar për Real Madridin

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 11:06
 Kur Zidane tregonte se përse Odegaard nuk është lojtar për Real Madridin

Pas disa vitesh, Real Madridi e ka shitur përfundimisht Martin Odegaardin. Edhe zyrtarisht Odegaard është lojtar i Arsenalit.

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

Martin Odegaard rikthehet tek Arsenali, ku ishte i huazuar sezonin e kaluar. Raportohet se marrëveshja është arritur për 35 milionë euro plus bonuse. Odegaard do ta veshë fanellën me numrin 8 te Arsenali, ka nënshkruar deri më 2026.

Arsye e largimit të Odegaard nga Reali është konkurrenca, ai besonte në Madrid do të ishte vetëm rezervist.

Zinedine Zidane kishte zbuluar një anë tjetër të Odegaard, ku saktë tregon se përse norvegjezi s’mund të luajë në Madrid.

Ai kishte thënë se Odegaard është tip lojtari që nuk lufton për një vend në formacion, i tutet konkurrencës dhe në fund u largua atje ku s’ka rival.

“I kam thënë se duhet të jetë i qetë, të punojë, të luftojë (për të luajtur, për një vend në formacion)… por në fund nuk ishte kështu…”, kishte thënë Zidane në fillim të muajit shkurt, pak ditë pasi Odegaard ishte huazuar në Arsenal.

(Kosova Sot Online)