Eder: Zhang nuk na i ktheu mesazhet asnjëherë

  • S.A /
  • 23 August 2021 - 13:33
Eder: Zhang nuk na i ktheu mesazhet asnjëherë

Ish-sulmuesi i Interit, Ender, ka thënë se Steven Zhang, nuk i është përgjigjur asnjëherë mesazheve të lojtarëve të Jiangsu Suning, por këmbëngul se gjendja ekonomike në Interi është e qëndrueshme.

Ederi luajti për Jiangsu Suning para se t’i bashkohet Sao Paulos në Brazil. Ai e la klubin kinez, i cili kishte telashe financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe nuk i kishte paguar lojtarët dhe stafin para se të falimentonte në mars.

Sulmuesi italian e ka kritikuar presidentin e Interit Zhang, duke thënë se ai i kishte lënë lojtarët e Jiangsu në terr informativ rreth të ardhmes së tyre dhe të klubit.

“Ne shkëmbyem mesazhe me Steven Zhang, babai i tij na ftoi në darkë në shtëpinë e vet, por në fund të sezonit 2020, ata i mbyllën dyert e klubit dhe nuk na u përgjigjshin mesazheve tona më. Askush nuk shpjegoi kurrë pse”, tha Ederi.

Reklamë

“Të paktën, ata kanë mundur të na thoshin se ishin në telashe dhe se do të na paguanin pas pesë apo 10 vjetëve.”

Por të njëjtin problem nuk e ka klubi italian Inter, i cili është në pronësinë e Suning po ashtu, sipas tij.

“Nuk doja t’i ndodhte e njëjta edhe Interit. Pashë e lojtarët po largoheshin pas Contes, e dija se ata duhej të shisnin sepse ishin në telashe, por fola me Samir Handanovicit më tregoi javën e kaluar se në Inter gjithçka është në rregull. Aty nuk ka telashe, prandaj jam i lumtur për ta”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )