Tottenhami nuk e lëshon Kane, Manchester City do të bëjë tentativën e fundit

  • S.A /
  • 24 August 2021 - 15:29
Tottenhami nuk e lëshon Kane, Manchester City do të bëjë tentativën e fundit

Tottenhami beson se e ka fituar betejën për Harry Kane. Arsyeja, sipas Daily Mail, është se paratë që Manchester City vuri në dispozicion në ofertën e parë (87 milionë euro) nuk kënaqin “Spurs”-at, pasi  klubi londinez vazhdon ta vlerësojë Kane 150 milionë euro. Gjatë gjithë verës, Daniel Levy ka deklaruar se qendërsulmuesi dhe kapiteni i tij nuk është në shitje. Kur kanë mbetur shtatë ditë përpara mbylljes së merkatos, qëllimi i tij është që ta mbajë Kane. Siç shpjegon “Daily Mail”, tek Tottenhami besojnë se transferimi është “praktikisht i pamundur”, sepse dallimi mes ofertës dhe kërkesës është shumë i madh.

Sidoqoftë, Manchester City nuk dorëzohet dhe do të përpiqet sërish me shpresën se do të përmbushë misionin.

Mediat britanike raportojnë se “Blue Sky” do të tentojë sërish me një shumë që i përafrohet kërkesës së Presidentit Daniel Levy. City do të ofrojë 146 milionë euro.

Nëse kjo ofertë e bind kreun e “Spurs”-ave, atëherë kampionët në fuqi të Premier Leagues do të fuqizoheshin shumë, por gjithashtu u lind nevoja për të larguar lojtarë nga skuadra.

Disa mes merave të tillë si Bernardo Silva, Gabriel Jesus, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte, nëse Kanë transferohet në “Etihad”, me shumë mundësi do t’i japin lamtumirën skuadrës.

(Kosova Sot Online )