Conte pritet ta zëvendësojë Artetan tek Arsenali

  • S.A /
  • 24 August 2021 - 15:32
Conte pritet ta zëvendësojë Artetan tek Arsenali

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte raportohet se është kandidat për të zëvendësuar Mikel Artetan në pozitën e trajnerit të Arsenalit. Sipas The Telegraph, trajneri spanjoll ka pesë ndeshje për të ardhmen e tij, ndryshe klubi do ta largojë nga puna. “Topçinjtë” paten një fillim të vështirë të sezonit me dy humbje në dy ndeshjet e para të Premierligës.

Sipas gazetës Conte është njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Artetan nëse ky i fundit shkarkohet.

Italiani u largua nga Interi pas dy sezoneve të kaluara në klub. Ai fitoi Scudetton në sezonin 2020/21, por përfundoi kontratën me Zikaltrit me marrëveshje të dyanshme për shkak të mendimeve të ndryshme rreth së ardhmes së klubit dhe strategjisë së transferimeve në verë.

Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u larguan nga “Giuseppe Meazza” pak javë pasi Conte u largua, duke kompletuar transferimet në PSG, respektivisht Chelsea. 

(Kosova Sot Online )