Zyrtare: Correa i bashkohet Interit

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 15:16
Zyrtare: Correa i bashkohet Interit

oaquin Correa i është bashkuar Interit edhe zyrtarisht të enjten, njofton klubi zikaltër.

Përfaqësuesi i Argjentinës iu bashkua Interit nga Lazio në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje për rreth 30 milionë euro.

Correa ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me zikaltrit, e cila do ta mbajë atë në Giuseppe Meazza deri në qershor të vitit 2025.

Në një njoftim në uebsajtin e klubit, Interi shkroi: “Fc Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është lojtar i ri zikaltër.”

“Sulmuesi argjentinas i lindur në vitin 1994 vjen nga Lazio përkohësisht por me detyrim blerjeje. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025”, thuhet tutje në njoftim. 27-vjeçari është sulmuesi i dytë që i bashkohet Interit këtë verë pas Edin Dzekos, si zëvendësues të të larguarit Romelu Lukaku.

Në Inter, ai do të ribashkohet me ish-trajnerin e vet te Lazio, Simone Inzaghi.

Correa e refuzoi një ofertë të lartë nga Evertoni, në mënyrë që ta plotësojë ëndrrën e fëmijërisë për t’u veshur zikaltër

(Kosova Sot Online )