Ronaldo iu ka treguar shokëve se po largohet nga Juventusi

  • S.A /
  • 27 August 2021 - 09:58
Ronaldo iu ka treguar shokëve se po largohet nga Juventusi

CR7 shkoi në Juve për ta ndihmuar Zonjën e Vjetër të fitojë Champions Leaguen, por nuk ia doli. Ai ka bërë për tri sezone 134 paraqitje dhe ka shënuar 101 gola.

Cristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen dhe do të largohet nga Juventusi.

Rezultatet e sezonit të fundit e kanë bindur portugezin që të ndryshojë ekip.

Sipas Fabrizio Romanos, Ronaldi i ka treguar edhe shokëve se dëshiron të largohet.

Ai shkruan në twitter se Jorge Mendes po bisedon me Cityn për pagën që besohet të jetë 31 milionë euro neto në sezon, derisa Juve po pret për një ofertë të City. 

(Kosova Sot Online )