“PSG po tregon mungesë respekti për Realin”, nuk po i përgjigjet ofertës për Mbappen

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 09:59
“PSG po tregon mungesë respekti për Realin”, nuk po i përgjigjet ofertës për Mbappen

Paris Saint Germain vazhdon të heshtë.

Pas ofertës së parë 160 milionë euro për Kylian Mbappen, PSG reagoi duke thënë se nuk është e mjaftueshme. Reali u kundërpërgjigj menjeherë me një tjetër ofertë, 170 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh, por PSG që nga ajo ditë vetëm ka heshtur.

Për ishin e Real Madridit, Javi Balboa, ajo çfarë po bën PSG është mungesë respekti për një klub të madh si është Madridi, për faktin sepse sipas tij, “kur një ofertë të vjen për një lojtar, të pëlqeu ose jo, duhet të përgjigjesh”. Ai ndër të tjera shtoi se “kam informacione që as që do të përgjigjen”.

Balboa mendon e Mbappe tani mund ta kushtëzojë PSG-në dhe t’i thotë; “në tavolinë i ke 180 milionë euro, nuk e di se çfarë dëshironi ju, por unë do të shkojë në Madrid po o po”.

Nëse dështon gjithçka këtë verë, Mbappe duhet të mbajë qëndrim deri në janar, pastaj është i lirë të negociojë personalisht me Realin dhe në qershor të largohet falas.

(Kosova Sot Online )