Pas zyrtarizimit të Ronaldos, Man United ia sheh hajrin në rrjetet sociale

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 10:30
Pas zyrtarizimit të Ronaldos, Man United ia sheh hajrin në rrjetet sociale

Dita e djeshme ishte shumë intensive për Cristiano Ronaldon. Në një ditë portugezi u largua nga Juventusi, u raportua se po negocion me Manchester Cityn derisa në fund përfundoi në Manchester United, duke u rikthyer pas 12 sezonesh në Old Trafford.

 Duke qenë se ishte një ditë shumë intensive, me lajme të befasishme, firma e Ronaldos me United ishte shumë e bujshme dhe në rrjetet sociale shpërthyen reagimet dhe aktiviteti. Ai që fitoi më shumë ishte klubi anglez. Vetëm disa orë nga zyrtarizimi i Cristiano Ronaldos, Manchester United tani ka më së paku 6 milionë ndjekës më shumë në Instagram. Më shumë se një milionë në Twitter e mbi 655 mijë në Facebook.

(Kosova Sot Online )