Detaji i fundit i Mbappes dhe Leonardos në stërvitje të PSG-së që e ka alarmuar Realin

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 12:29
Detaji i fundit i Mbappes dhe Leonardos në stërvitje të PSG-së që e ka alarmuar Realin

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë. PSG ende nuk i është përgjigjur ofertës së Real Madridit prej 170 milionë euro plus 10 më shumë bonuse. Në stërvitjen e fundit, Mbappe është parë duke u përshëndetur me Leonardon, njeriu që të premten e përsëriti se asgjë s’ka ndryshuar pavarësisht se Reali e ka rritur ofertën.

Ai tha ditë më parë se Mbappe do të largohet vetëm me kushte të tyre.

Pas pak do të dalë në konferencë për media edhe Mauricio Pochettino, i cili mund të jap më shumë informacione se çfarë në të vërtet po ndodh, nëse do të qëndrojë apo largohet Mbappe. 

(Kosova Sot Online )