Verratti shpreson që Mbappe të qëndrojë: “Flasim shumë… por mbetet mes nesh”

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 13:07
Verratti shpreson që Mbappe të qëndrojë: “Flasim shumë… por mbetet mes nesh”

Marco Verrati duket se e di se çfarë do të ndodhë me Kylian Mbappen.

Real Madridi ka bërë ofertë 180 milionë euro për Mbappen, ofertë të cilës ende nuk i është përgjigjur Paris Saint Germain.

Verrati, për ‘RMC Sport’ ka dhënë një intervistë dhe ka zbuluar se ka folur edhe për këtë temë me lojtarin, derisa dëshira e tij është që të qëndrojë në Paris.

“Shpresoj që të qëndrojë në PSG. Dua të luaj me më të mirët”, u shpreh Verratti për ‘RMC Sport’.“Flasim shumë, jemi miq… por mbetet mes nesh”.

(Kosova Sot Online )