Mourinho e feston fitoren e Romës me picë dhe Coca-cola

  • S.A /
  • 30 August 2021 - 15:17
Mourinho e feston fitoren e Romës me picë dhe Coca-cola

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka festuar fitoren e skuadrës së tij 4:0 kundër Salernitanas në mënyrën më italiane të mundshme.

Skuadra e Mourinhos i ka tani gjashtë pikë nga dy ndeshje në Serie A këtë sezon. Roma e shkeli plotësisht skuadrën e sapopromovuar në Serie A të dielën, Lorenzo Pellegrini i shënoi dy gola, ndërsa Jordan Veretout dhe Tammy Abraham nga një.

Rrugës drejt kthimit në kryeqytetin italian, Mourinho dhe stafi i tij i shijuan picat dhe portugezi e tregoi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas një fitoreje të mrekullueshme, nuk ka më mirë se një picë e veçantë”, shkroi Mourinho në Instagram.

(Kosova Sot Online )