Zyrtare: Saul kalon në Chelsea

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 09:20
 Zyrtare: Saul kalon në Chelsea

Chelsea ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul për sezonin e ri

Saul arriti që të transferohet të Blutë e Londrës pasi kishte kaluar afati kalimtar.

“Jam shumë i lumtur që do të fillojë një sfidë të re me Chelsea. Tifozët e Bluve, jam njëri prej juve tani dhe mezi pres ta vesh fanellën e juaj, të filloj stërvitjet dhe të takohem me ju. Shihemi së shpejti”, ka thënë Saul për faqen e klubit të Londrës.

“Ne e mirëpresim Saulin në klub dhe besojmë që ai e kompleton skuadrën tonë për të garuar për trofe në pesë gara të ndryshme këtë sezon. Ai ka treguar se është fitues, një lojtar me përvojë të madhe dhe ne e dimë që ai do të përshtatet me sfidat që skuadra e jonë përballet në vitin që jemi”, ka thënë drejtoresha sportive e Chelsea, Marina Granovskala.

Chelsea ka paguar 5 milionë euro për huazimin e Saul. Ata kanë mundësi ta blejnë atë për 40 milionë euro në verën e vitit që vjen.

(Kosova Sot Online)