Ribery pranë kalimit tek ekipi i promovuar në Serie A

  • S.A /
  • 04 September 2021 - 09:43
Ribery pranë kalimit tek ekipi i promovuar në Serie A

Ish-anësori i Bayern Munich dhe Fiorentinas, Franck Ribery thuhet se është në prag të bashkimit me ekipin e promovuar këtë vit në Serie A, Salernitanan.

Veterani duket se do të qëndrojë në Serie A dhe mund të nënshkruajë me ekipin italian jashtë tregut të transferimeve për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë. Ribery u largua nga Artemio Franchi pas sezonit 2020-21 dhe ka qenë pa klub që nga fundi i qershorit.

38-vjeçari u stërvit me Bayern Munich gjatë verës dhe ka qenë i lidhur me klube në Serie A, përfshirë Hellas Verona. Por gazetari i SportItalia, Alfredo Pedulla zbulon se ai është në prag të bashkimit me Salernitanan dhe është vetëm formalitete larg përfundimit të lëvizjes.

Ribery, i cili fitoi Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij me Bayern në Gjermani, mori nëntë tituj të Bundesligës dhe gjashtë DFB-Pokal.

Ai u votua si lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA në 2013 dhe duket se do të zgjasë karrierën e tij në Serie A.

Anësori luajti 51 herë për Fiorentinën gjatë dy viteve të tij në Firence, duke u shfaqur 50 herë në Serie A.

(Kosova Sot Online )