Lukaku e feston me gol paraqitjen e 100-të në fanellën e Belgjikës

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 09:22
 Lukaku e feston me gol paraqitjen e 100-të në fanellën e Belgjikës

Romelu Lukaku e festoi paraqitjen e 100-të për Belgjikën me golin e 67-të për ekipin kombëtare, në një fitore të lehtë kundër Republikës së Çekisë në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Lukaku e shënoi golin e parë të Belgjikës në fitoren 3:0 kundër Çekisë të dielën në mbrëmje.

Sulmuesi i Chelseat shënoi me një goditje me të parën nga cepi i zonës, pasi u shërbye nga Hans Vanaken.

Vanaken e shërbeu edhe Eden Hazardin, i cili e shënoi golin e parë për kombëtaren që prej nëntorit 2019.

Lukaku asistoi për Alexis Saelemaekers i cili e shënoi golin e tretë për Belgjikën.

Lukaku është lojtari i gjashtë belg që i arrin 100 paraqitje për kombëtaren, por ai ngel ende mbrapa bashkëlojtarit të vet Jan Vertonghen, i cili mban rekordin me 131 paraqitje.

28-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë që nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër Bjellorusisë. Ai do të kthehet në Londër para kohe, si pasojë.

Belgjika i prin Grupit E me 13 pikë nga pesë ndeshje, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Çekia. Uellsi është i treti me gjashtë dhe dy ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online)