Koeman: Luuk de Jong është më i mirë se Neymari në disa situata

  • S.A /
  • 10 September 2021 - 08:30
Koeman: Luuk de Jong është më i mirë se Neymari në disa situata

Vlerësimi i trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman për Luuk de Jong ka arritur nivele të reja.

Timonieri i Barcelonës e përshkroi bashkëvendasin e tij si më të rrezikshëm se Neymari në disa situata.

Transferimi i De Jong në ditën e fundit të afatit kalimtar nuk u pranua mire nga tifozët, por Koeman është i lumtur që e ka sulmuesin në dispozicionin e tij.

“Kur është një krosim, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar. Ai është një lloj tjetër i sulmuesit dhe mendoj se të gjitha ekipet duhet ta kenë nga një të tillë”, tha Koeman.

Trajneri holandez tregoi se kishte shfaqur dëshirë ta transferojë atë vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online )