Messi i vetëm e mposht Bolivinë, shënon hat-trik

  • S.A /
  • 10 September 2021 - 09:09
Messi i vetëm e mposht Bolivinë, shënon hat-trik

Argjentina ka fituar me lehtësi mbrëmë ndaj Bolivisë me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ishte Lionel Messi që shkëlqeu mbrëmë duke shënuar të gjithë golat e vendasve.

Fillimisht, Messi realizoi në minutën e 14-të të ndeshjes, një gol të bukur nga distanca.

Goli i dytë i Messit dhe Argjentinës erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes.

Dy minuta para fundit të ndeshjes, Messi kompletoi hat-trikun.

Me këtë fitore, Argjentina merr pozitën e dytë në renditje me 18 pikë, gjashtë më pak se Brazili.

Ndërkohë, Bolivia mbetet e parafundit me vetëm gjashtë pikë nga nëntë ndeshje. 

(Kosova Sot Online )