Messi në lot, pasi e festoi titullin e Copa Americas me tifozët argjentinas

  • S.A /
  • 10 September 2021 - 10:05
Messi në lot, pasi e festoi titullin e Copa Americas me tifozët argjentinas

Argjentina ka fituar me lehtësi mbrëmë ndaj Bolivisë me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ishte Lionel Messi që shkëlqeu mbrëmë duke shënuar të gjithë golat e vendasve.

Përveç kësaj, Argjentina arriti ta festonte titullin e Copa Americas më në fund në praninë e tifozëve të tyre.

Në turneun e Copa Americas nuk ishin lejuar tifozë, për shkak të shpërthimit të koronavirusit atje.

Festimi i titullit në praninë e tifozëve ishte mjaft emocionuese për Messin, i cili shpërtheu në lot me këtë rast.

(Kosova Sot Online )