Real Madridi publikon listën prej 23 lojtarësh në takimin përballë Interit në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 13 September 2021 - 15:48
Real Madridi publikon listën prej 23 lojtarësh në takimin përballë Interit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi do të jetë nikoqir i Interit në takimin e parë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet të mërkurën e kësaj jave në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Los Blancos për këtë sfidë do të jenë pa, Gareth Balen, Dani Ceballos dhe Toni Kroos që janë të lënduar.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Real Madridi për takimin ndaj Nerazzurëve:

Portierët: Courtois, Lunin, Toni Fuidias

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Miguel

Mesfushorët: Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Isco, Camavinga, Blanco.

Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo, Mariano.

(Kosova Sot Online )