Presidenti i La Ligas: Reali mund t’i blejë Mbappen dhe Haalandin verën tjetër

  • S.A /
  • 13 September 2021 - 16:51
Presidenti i La Ligas: Reali mund t’i blejë Mbappen dhe Haalandin verën tjetër

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka deklaruar se Real Madridi ka para mjaftueshëm për t’i blerë edhe Kylian Mbappen edhe Erling Haalandin verën e ardhshme. “Los Blancos” provuan deri në fund të kësaj merkatoje për të nënshkruar me Mbappen, por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

Tebas tha se verën tjetër dy talentët e futbollit, Mbappe dhe Haaland mund të “zbarkojnë në “Santiago Bernabeu”. “Real Madrid ka mjaftueshëm para për të nënshkruar me të dy, Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin verën e ardhshme”, tha Tebas.

(Kosova Sot Online )