Presidenti i LaLiga, Tebas: Haaland dhe Mbappe?! Nuk është problem, Reali ka para për të dy

  • E.K /
  • 13 September 2021 - 18:36
Presidenti i LaLiga, Tebas: Haaland dhe Mbappe?! Nuk është problem, Reali ka para për të dy

Tebas thotë se “Los Blancos” kanë para të mjaftueshme për blerjen e dyshes sulmuese Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Tebas për Partidazocope, tha se klubi madrilen ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me të dy në verën e ardhshme.

“Real Madrid ka para të mjaftueshme për të transferuar të dy, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland verën tjetër”.

Ndërkohë, Mbappe verën tjetër do jetë agjent i lirë nëse nuk rinovon me PSG dhe Reali thuhet se ka marrëveshje personale ku do e paguajnë plotë 30 milionë euro për sezon.

Kurse, Haaland ka klauzolë të lirimit vitin tjetër me vlerë 75 milionë euro.

(Kosova Sot Online)